I riu nga Prizreni tenton të bëjë vetëvrasje pas një mosmarrëveshje me të dashurën 

Një rast i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurën në një familje, në rrugën e Flamurit në Prizren, ku një 23-vjeçar ka tentuar t’i japë fund jetës së saj, duke përdorur një sasi të domestosit. 

Burimet e Sinjalit brenda Emergjencës kanë bërë të ditur se viktima u dërgua për trajtim në Spitalin e Prizrenit, pas tentimit për të bërë vetëvrasje.

Policia është njoftuar nga spitali për rastin dhe pasi një patrullë ka arritur në Emergjencë është marrë një deklaratë nga një familjar i viktimës.

Siç mëson Sinjali, i riu ka tentuar t’i jap fund jetës për shkak se ishte në gjendje të rëndë emocionale, si pasojë e një mosmarrëveshje me të dashurën e tij.

Lidhur me këtë ngjarje, me urdhër të Prokurorit të Shtetit rasti është iniciuar si “tentim vetëvrasje”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *