Gazetari anglez mahnitet nga gjesti i shqiptarit në Prishtinë: Është hero 

Autori dhe gazetari Marc Perry ka ndarë eksperiencën e tij në një autobus të Prishtinës, ku kishte harruar telefonin.

Shoferi i autobusit, i quajtur Haki, e ka gjetur telefonin dhe ka bërë rrugë shtesë për t’ia kthyer.

Ndërkohë, Perry thotë se nuk është hera e parë që harron sende, që janë gjetur dhe i janë kthyer nga banorët vendas.

“Sot e lashë telefonin në një autobus të Prishtinës. Një shofer autobusi hero i quajtur (Haki?) bëri një milje shtesë për të ma kthyer. Duke qenë se harroj shumë, nuk është hera e parë që kam humbur gjëra që janë gjetur dhe më janë kthyer nga vendasit”, shkruan ai në një postim në Twitter.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *