Hoteli me 0 YJE në Zvicër…

Në kantonin jugor zviceran të Valais, në Saillon, lind një hotel me zero yje, një vend që është mbi të gjitha një projekt artistik i krijuar për të menduar njerëzit.

Vepra mban firmën e binjakëve dhe artistëve Frank dhe Patrik Riklin, të cilët së fundmi inauguruan suitën e tyre Null Stern Suite, në shqip, një suitë me zero yje.

Koncepti i hotelit është shumë i thjeshtë: një krevat, dy komodina, dy llamba. Pa mure, dyer apo dritare, suita e vëllezërve Riklin është një shtrat në ajër të hapur në një vend që nuk është gjë tjetër veçse një ëndërr.

Instalimi u krijua pranë një pompe karburanti, përballë një rruge jashtëzakonisht të ngarkuar ku është praktikisht e pamundur të pushosh.

Koncepti i Null Stern Suite është të përballë mysafirët e hotelit me ndikimin e njerëzimit në natyrë dhe transformimin e peizazhit. “Në këtë version të ri, gjumi nuk është qëllimi – tha Frank Riklin në një deklaratë zyrtare për shtyp – E rëndësishme është të reflektoni mbi situatën aktuale botërore.

Më pas Patrik Riklin vazhdon: “Me pak fjalë, nuk është koha për të fjetur, duhet të reagojmë. Projekti i hotelit me zero yje nuk është asgjë e re, në fakt vëllezërit Riklin nisën projektin e tyre artistik midis 2008 dhe 2010, duke filluar me një suitë të ndërtuar në një bunker. Me kalimin e kohës, artistët kanë inauguruar suita të tjera në vende shumë të ndryshme, duke përfshirë një shtrat në vresht, një në një kodër piktoreske.

Çdo suitë synon të çojë në një reflektim të ndryshëm dhe, ndër të paktat lehtësira, përfshin një shërbim që ofron pije dhe mëngjes, me çmim 325 franga zvicerane për natë. Rezervimet janë të hapura për qëndrime nga 1 korriku deri më 18 shtator. Megjithatë, këshillohet të nxitoni pasi sipas raportimeve të Euronews, lista e pritjes i kalon 6 mijë aplikime. Nga ana tjetër, është e vështirë të mendosh për një mënyrë më poetike për të reflektuar mbi ndryshimet klimatike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *