Holanda ndërron qëndrim për Kosovën- tani është pro heqjes së vizave

Raporti i ri i përditësuar i Komisionit Europian ka hequr dyshimet e shtetit që me vite pati qëndrim skeptik për heqjen e vizave për Kosovën. Holanda tashmë është pro liberalizimit.Ministria e Punëve të Jashtme e Holandës për herë të parë ka thënë se tanimë mund të jenë dakord që Kosovës t’i hiqen vizat pasi kanë parë të gjeturat nga raporti për Kosovën i KE-së.

Holanda tani mund të bie dakord për liberalizimin e vizave pasi përditësimi i Komisionit dhe raporti i progresit tregojnë një trend pozitiv”.Shteti holandez ka lavdëruar Qeverinë aktuale të Kosovës për përparim në fushat që më herët kanë qenë shqetësuese për të dhe që kanë ndikuar në mbajtjen e një qëndrimi kundër procesit të liberalizimit.

“Kemi parë kryesisht progresin në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, migrimin dhe menaxhimin e kufijve, si dhe kundër terrorizmit. Ne përgëzojmë progresin e bërë në agjendën e reformave nga qeveria Kurti. Ky progres tani do të duhet të vazhdojë. Është shumë e rëndësishme që Kosova të harmonizojë më tej politikën e saj të vizave me politikën e vizave të BE-së”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme e Holandës.

Por, Holanda thotë se qeveria e saj “do të monitorojë progresin në këtë drejtim”.

Ndryshimet politike që ndodhën në Europë dhe premtimet e bëra së fundi nga zyrtarët e lartë të Bashkimit Europian për afrimin e Ballkanit Perëndimor më pranë Unionit sollën sërish në diskurs të opinionit kosovar çështjen e vizave.Procesi, i bllokuar në Këshillin e BE-së, u diskutua së fundi nga grupi punues për vizat i Këshillit të BE-së, por lajmet që dolën nga këto diskutime sërish thelluan zhgënjimin. Në një takim të këtij grupi të mbajtur më 13 tetor, zyrtarët francezë propozuan që liberalizimi i vizave për Kosovën të lidhet me funksionalizimin e të ashtuquajturit sistem ETIAS. Prandaj, propozimi i Çekisë, vend që aktualisht udhëheq.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *