Drama sapo nisi si duket! Kunja e Mozzik nuk i shpëton të dashurit të ri të Loredanës, ja veprimi i tij

Lidhja mes Loredana Zefit dhe futbollistit të famshëm të Borussia Dortmund Karim Adeyemi ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve. Pasi iu zbulua lidhja, dyshja nuk po mundohet që ta fshehi më romancën, e tashmë pak e nga pak po postojnë copëza të njëri-tjetrit.

Po mesa duket ai që po e merr këtë situatë me sportivitet është Mozzik, ish-bashkëshorti i Loredanës, i cili përmes një postimi ka shpallur ‘luftë’ me Karim. Mozzik postoi një foto ku mbante veshur bluzën e Bayern Munich, si për të treguar se është rival me partnerin e Loredanës i cili luan me skuadrën e Borussia Dortmund.

Por, kjo kunjë nuk ka shpëtuar pa u parë nga futbollisti 21-vjeçar, ai ka pëlqyer postimin e një fansi, i cili kishte bërë ‘gif’ atë në fushën e gjelbërt, si për të treguar se është fans i futbollistit.

E mesa shihet çdo gjë po bëhet sheshit! Postimi i Mozzik tërhoqi aq shumë vëmendjen e 21-vjeçarit saqë një ‘like’ nuk qëndroi dot pa i dhënë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *