Vrasësit e gruas së Naim Murselit ishin me një veturë BMW me targa të huaja

Gazeta Neutral raportoi pak më parë se një grua është vrarë nga persona të panjohur derisa ishte në shtëpinë e saj.

Neutral përmes burimeve të veta mëson se viktima është Liridona Murseli.

Rastin e ka konfirmuar zdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Rreth orës 20:20, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë. Policia si dhe mjekët emergjent, menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku në një veturë kanë hasë një person pa shenja jete. Vdekjen e viktimës (femër) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Mbështetur në informacionet e para, dyshohet se bëhet fjalë për vrasje me armë zjarri. Policia në koordinim me prokurorinë, ka nisur hetim dhe ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rastit”, tha Ahmeti për Neutralin.

Ndërkohë Sinjali ka mësuar edhe dtejae të tjera për dy të dyshuarit, të cilët arritën të ikin nga vendi i ngjarjes, ndërkohë që lokacioni ku ndodhi krimi tashmë është rrethuar me shirita.

Në bazë të detaje të reja që janë zbuluar, Sinjali merr vesh se kanë qenë dy eprsona, nëjri prej të cilëve i armatosur, që ua kanë zënë pritën me veturë familjes Murseli.

Dy grabitësit, sipas informacioneve të para kanë qenë me një veturë me targa të huaja, të tipit BMW.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *