Detaje ekskluzive nga vrasja e gruas të Naim Murselit: Na e zunë pritën, fëmijët i largova e gruan e vranë

Policia e Kosovës e ka konfirmuar raportimin e Neutralit për vrasjen e rëndë që ka ndodhur sonte në Prishtinë, ku si pasojë e të shtënave me armë ka humbur jetën një grua,

Neutral ka raportuar se viktimë është gruaja e Naim Murselit, ish këshilltar i ish-presidentit të Kosovës, Behgjet Pacollit.

Sipas burimeve, Neutral merr vesh se rasti dyshohet të ketë ndodhur gjatë kohës kur Murseli bashkë me gruan e fëmijët ndodheshin në veturë, kur papritmas ua kanë zënë pritën disa grabitës, të cilët i plaçkitën.

Burimet bëjnë me dije se Murseli ka deklaruar se hajnat fillimisht iu kanë kërkuar gjërat me vlerë, duke marrë paratë dhe telefonat.

Kjo situatë e tmerrshme dyshohet se e detyroi Murselin që t’i largojë fëmijët nga vetura, por aty mbeti bashkëshortja e tij, e cila fatkeqësisht u vra me armë zjarri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *