Dalin pamjet, AAK në Trepçë tek minatorët grevistë

Deputetet e AAK-së kanë vizituar ketë mbrëmje minatorët grevistë në “Trepçë”.

Ketë e ka bëre të ditur përmes një postimi, shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, më anë të një postimi në Facebook.

Tahiri njoftoj se shëndeti i minatorëve është rënduar dhe në gjendje alarmante.

Derisa, kërkoj reagim të shpejtë nga Qeveria në gjetjen e një zgjedhje.

Postimi i plotë:

Kjo grevë është sociale dhe nuk është politike – Qeveri vepro urgjent!

Sonte, si grup parlamentar i AAK-së ishim në vizitë tek minatorët grevistë të Trepçës, ku u informuam për gjendjen e tyre shëndetësore në ditën e dhjetë të grevës.

Nga afër pamë që shëndeti i minatorëve është në gjendje alarmante dhe se veprimi i Qeverisë duhet të jetë i shpejtë në funksion të shpëtimit të jetës së minatorëve. Kjo grevë është sociale dhe nuk është politike.

Sindikatën e minatorëve e njoftuam, që si parti, nuk jemi këtu për interes politik, por për t’u solidarizuar me ju, duke qenë të gatshëm që të japim kontributin tonë në ngritjen e shqetësimeve të tyre dhe zgjidhjen e problemit përmes mekanizmave në Parlament të Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *