Gjykatësi Nicolas aprovoi kërkesën e mbrojtjes së Thaçit

Gjykatësi i procedurës paraprake, Nicolas Guillou, ka aprovuar kërkesën e mbrojtjes, ku me anë të vendimit të marrë ka shtyrë shqyrtimin e radhës të paraburgimit të Hashim Thaçit deri më 19 dhjetor.

Ai ka udhëzuar mbrojtjen që të dorëzojë shkresën, me anë të së cilës Thaçi heq dorë nga rishikimi i paraburgimit, deri më 15 nëntor 2022.

Mbrojtja e Thaçit kishte kërkuar një ndryshim të afatit kohor në mënyrë që të jepte një përgjigje ndaj parashtresave për paraburgim.

Sipas prokurorisë, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi janë përgjegjës për krimet e kryera nga vartësit e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *