Gjykata merr vendim për të arrestuarit e “Ambientit” në Pejë

Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti për Krime të Rënda, ka refuzuar
kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit Arton Muhaxheri, për shkak të dyshimit për veprat penale deklarimi i rremë nën betim, legalizimi i përmbajtjes së
rreme dhe keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar dhe ndaj të pandehurve Shpetim Gashi, Fisnik Ademi dhe Idriz Bala, për shkak të dyshimit për vepër penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar si dhe kërkesën për caktim të masës së arrestit shtëpiak ndaj të pandehurve Nexhat Abdullahu, Diedon Berisha dhe Armend Jupa, për shkak të dyshimit për vepër penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar. 

Gjykata, ndaj të pandehurve Arton Muhaxheri, Shpetim Gashi dhe Fisnik Ademi, ka caktuar masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej tridhjetë (30) ditësh ndërsa, ndaj të pandehurve Idriz Bala, Nexhat Abdullahu, Diedon Berisha dhe Armend Jupa, ka caktuar masën e ndalimit për t’iu afruar vendit apo personit të caktuar në kohëzgjatje prej tridhjetë (30) ditësh, meqë ka gjetur se ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit kanë kryer veprat penale për të cilat dyshohen dhe se është e bindur se me masat e caktuara mund të arrihet qëllimi i shmangies së rrezikut të asgjësimit, ndryshimit të provave, ndikimit në dëshmitarë si dhe mund të pengohet rreziku i përsëritjes së veprave penale.

Kundër këtij vendimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apeli

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *