Gjendet pa shenja jete një person në lagjen Velania në Prishtinë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 15:35 në lagjen Velania në Prishtinë, ku është gjetur pa shenja jetë një person.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës bëjnë të ditur se kanë pranuar thirrje për ndihmë, pasi një person në rrugën ‘Emrush Miftari’ dyshohej se ishte në rrezik për jetën.

Ekipi mjekësor i Emergjencës ka dalë në vendin e ngjarjes, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Ndërkohë trupi i pajetë është dëguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Sinjali mëson se i ndjeri nuk i është lajmëruar qe një kohë të gjatë familjarëve të tij e as pronarit të shtëpisë ku jetonte me qira.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *