Gazetari arrestohet nga policët, Shakira bën veprimin e papritur

Një një incident në rrugë ka bërë që Shakira të ndalojë xhirimet e videoklipit të këngës së radhës “Monotonía , së bashku me këngëtarin reggaeton portorikan Ozuna.

Cataluñia ishte vendi i zgjedhur nga ekipi i prodhimit kolumbian për të regjistruar skenat që mblodhën qindra fansa dhe shikues.

E shtuna e kaluar ishte një ditë rraskapitëse me gati 15 orë punë për të dy këngëtarët. Por ylli i hitit “Te Felicito” nuk e kishte imagjinuar kurrë se do të detyrohej papritmas të ndalonte gjithçka për shkak të disa thirrjeve shqetësuese për ndihmë që i drejtoheshin drejtpërdrejt asaj.

Skenat e videoklipit janë xhiruar pasdite, brenda një supermarketi dhe më pas kanë vazhduar deri në agim në qendër të qytetit.

Paparaci spanjoll Jordi Martin ndodhej aty për të kapur çdo detaj. Ishte ai që në mes të xhirimeve vuri re përplasjen dhe regjistroi gjithçka. Ishte një incident ku përfshihej një gazetar kolumbian, i cili po arrestohej nga policia që ruante zonën në mes të qytetit.

“Unë jam gazetar! Ndihmë! Po më godasin! Shakira!”– bërtiti. Njerëzit filluan të kuptonin situatën që po ndodhte duke përfshirë kështu dhe këngëtaren.

Sipas Jordit, gazetari ishte i revoltuar pa dhënë detaje të tjera se përse u ndalua.

Ky është një skandal global. Ai kishte një qëndrim kryelartë. Kur i kërkuan dokumentacionin, ai bëri rezistencë. Ishte një sherr i tmerrshëm. Shakira ishte dëshmitare e gjithçkaje”, tha Martin, duke përmendur se këngëtarja e kuptoi situatën e vështirë.

Prandaj, Shakira personalisht urdhëroi që të ndërpriteshin xhirimet, duke shpresuar që gjërat të qetësoheshin dhe më pas të vazhdonin normalisht. Paparaci shtoi se ‘të gjithë u habitën nga arrestimi dhe po përpiqeëshim të kuptonin atë që po shihnin’.

Shakira u duartrokit me admirim që nuk qëndroi indiferente dhe ndërpreu xhirimet e saj sepse dikush i kërkoi ndihmë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *