FSK arrin në Shqipëri për ta kërkuar një shtetas të Kosovës që ra në lumin Buna

Një kontingjent i specializuar i Forcës së Sigurisë së Kosovës ka arritur në Shqipëri për të kërkuar një shtetas kosovar që raportohet se është zhdukur në lumin Buna.

FSK përmes një postimi në Facebook, kanë bërë të ditur se atje kanë shkuar me kërkesë të autoriteteve të Shqipërisë.

“Me kërkesë të autoriteteve të Republikës së Shqipërisë, sot në orët e para të mëngjesit një kontingjent i specializuar i Forcës së Sigurisë së Kosovës ka zbarkuar për një mision humanitar të kërkim-shpëtimit për gjetjen dhe nxjerrjen e trupit të shtetasit të Kosovës që humbi jetën tragjikisht në lumin Buna.” – thuhet në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *