Flasin të afërmit e Arjan Tases: I erdhën prindërit nga SHBA! Doli t’u bënte xhiro atyre

JOQ Albania ka komunikuar me të afërm të policit Arjan Tase, autorit të tragjedisë së djeshme të ndodhur në Potam.

Për median tonë, ata bëjnë lutje publikisht për shqiptarët që të mos përhapet më gjuhë-urrejtje në rrjet në lidhje me të.

Ata shprehen se Tase është shpallur i pafajshëm me vendim të formës së prerë nga gjykata pasi u akuzua për lëndë narkotike gjatë kohës që ka qenë në krye të komisariatit të Himarës.

Ndër të tjera familjarët e tij shprehen se është njeri me zemër të madhe e të bardhë dhe se ngjarja ishte aksidentale. Tase kishte mareë skafin për të nxjerrë shëtitje prindërit që i kishin ardhur nga jashtë.

Një i afërmi i tij shkruan se Tase doli për t’u bërë xhiro me skaf prindërve që i kishin ardhur nga SHBA. Ai e përshkruan ngjarjen aksidentale pasi Tase njihet si një njeri me zemër të madhe e të pastër. Ndër të tjera i afërmi i tij deklaron se përsa i përket akuzave për narkotikë, është shpallur i pafajshëm me vendim të formës së prerë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *