Finalja e madhe e Big Brother VIP Kosova, fituesi arkëton 200 mijë euro

Për gjithçka që bënë për më shumë se 100 ditë, u vëzhguan nga dhjetëra kamera brenda, derisa u panë nga qindra, mijëra, në mos edhe miliona veta, nga gjithandej globi.

Nata mes të premtes e të shtunës, do të jetë e fundit për banorët e shtëpisë më të famshme në vend, Big Brother VIP Kosova.

Njëri nga ta, do të dalë nga aty shumë më i pasur sesa ishte para se t’i bashkohej këtij projekti.

Por deri në momentin që do shpallet fitues i çmimit të madh prej 200 mijë eurosh,  nga 10 mijë prej të cilave do i ndahen finalistëve tjerë, shikuesit do kenë goxha për të parë.

Secili nga banorët do të ketë befasi, derisa televotimi do qëndrojë i hapur pothuajse deri në fund.

Nata finale pritet t’i thyejë të gjitha rekordet e shikueshmërisë në historinë e televizioneve kosovare. Në fakt, kështu ishte gjithë kohës pasi nga dhjetori, kur nisi, spektakli ishte i pamëshirshëm në ndjeshmëri karshi emisioneve të së njëjtës kohë në televizionet tjera shqiptare.

I lartë do të jetë edhe numri i atyre që finalen e ndjekin fizikisht, nga të gjitha hapësirat e Klanit, ku do jenë diku 1,000 persona.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *