“Film aksion” në pikë të ditës në Prishtinë/ 40 vjeçari grabit marketin “Kam”, kapet nga punëtorja por…

Gjatë ditës së sotme, më saktësisht para pak minutash ka ndodhur një vjedhje në marketin “Kam” në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë.

I dyshuari ka vjedhur disa gjësende nga marketi dhe sipas Sinjalit duke tentuar të ikë e ka kapur punëtorja.

Edhe pse ajo ka tentuar ta ndalojë, i njëjti e ka sulmuar dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Sipas informatave të para bëhet fjalë për një 40-vjeçar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *