Escobar: Asociacioni e heq kontrollin e Serbisë ndaj veriut, e fut nën kontrollin e Kosovës

Zëvendësndihmësekretari Amerikan i Shtetit ka deklaruar sot në Prishtinë se Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe e heq kontrollin e Serbisë në pjesën veriut dhe e fut nën kontroll të Kosovës.

“Kjo është arsyeja pse na duhet Asociacioni. Nga perspektiva ime Asociacioni është për ta hequr kontrollin e Serbisë nga Veriu dhe për ta futur nën kontrollin e Kosovës, të Kushtetutës suaj dhe të strukturës tuaj legale, nuk shoh arsye pse dikush duhet ta shohë ndryshe këtë” ka thënë Escobar.

Emisari amerikan ka theksuar se serbët duhet të marrin pjesë në zgjedhje pa kushte dhe se janë duke punuar për ta arritur këtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *