Eksperti i sigurisë harton dy plane të mundshme të Serbisë për destabilizim në Kosovë.

Në një pronocim për Gazetën Neutral, eksperti i sigurisë, Drizan Shala ka bërë një analizë thellësore të planeve të mundshme të Serbisë për të shkaktuar destabilizim në Kosovë.

Shala paralajmëron se plani i Serbisë ka të bëjë me konfrontimin brenda komunitetit serb dhe jo vetem në pjesen veriore të Kosovës. 

“Plani A është konfrontimi brenda komunitetit serb me strukturat e Qeverisë së Republikës së Kosovës, jo vetëm në pjesën veriore por edhe në pjesën e gjashtë komunave tjera, pra për ta paraqitur situatën si një veprim të gjithë komunitetit serb ndaj represionit që është duke bërë Qeveria e Kosovës sepse kjo narrativë është krijuar nga diplomacia serbe.” tha Shala. 

Tutje Shala shton se në Kosovën Lindore, dislokimi i tre brigadave nga katër brigade të ushtrisë serbe dhe fortifikimi me struktura të tjera ushtarake synon të shkaktojë një konflikt armatosur për të shtyrë komunitetin shqiptar për të ndjekur ‘terroristët’, justifikimi për ndërhyrjen në Kosovë. 

“Në pjesën e Kosovës Lindore ( Plani B ) dislokimi i tre brigadave nga katër brigade që ka ushtria serbe dhe fortifikimi dhe forcimi me struktura të tjera dhe me pjesë të caktuara ushtarake, është një argument që Serbia do të tentojë që në Kosovën Lindore ta nxisë një konflikt të armatosur duke bërë presione në forma të ndryshme. Këtë e bën për të nxitur reagimin e komunitetit shqiptar, të cilët kryesisht janë nga Kamencia e Gjilanit, ku komuniteti shqiptar i Kosovës Lindore është dislokuar dhe janë duke jetuar… Ata do të reagojnë për të mbështetur familjarët në Serbi dhe atëherë Serbia, duke ndjekur ‘terroristët’, do ta argumentojë ndërhyrjen në Republikën e Kosovës.” shtoi ai. 

Eksperti i Sigurisë më pas tha se partnerët e Kosovës duhet të informohen në tri nivele të ndryshme por shumë të rëndësisheme për Kosovën. 

“Në raport me partnerët tanë, duhet që të informohen në tri nivele taktike, operacionale dhe strategjike për t’i ikur çdo mundësi të keqpërdorimit të proceseve politike që është Kosova.” 

Kosova vitin që lamë pas u përballë me një sulm terrorist në Banjskë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *