EKSKLUZIVE: Policia e Shqipërisë nuk kishte lejuar kamerat në kufi, dalin emailet (FOTO)

Shqipëria e Kosova përvec të kaluares së bujshme si dy shtete e një komb, vazhdojnë të mbajnë mardhënie të mira bilaterale, mirëpo jo rrallëherë është raportuar për shkelje procedurale dhe mos koordinim të duhur shtetëror mes dy vendeve. 

Gazeta Neutral ka siguruar disa emaile në mes dy zyrtarëve policor nga dy shtetet në lidhje me kamerat në kufij të Kosovës e Shqipërisë, duke parë një mos raportim të duhur në kufijtë e dy shteteve.

Sipas burimeve të gazetës Neutral, deri në vitin e kaluar Policia e Shqipërisë nuk kishte lejuar  vënien e kamerave në dalje të shtetit të tyre, “ndërsa nuk kemi kamera te instaluara ne dalje për shkak se një gjë e tille nuk qe lejuar ne te kaluarën nga ana juaj” kishte shkruar në email zyrtari kosovar.

E ndërsa, në pjesën tjetër të emaileve shihet vendimi për vendosien e kamerave të ashtuqujtura  ANPR e të cilat marrin vetem identifikimin e targave.

E halli i zyrtarëve ishte se a bëjnë këto kamera identifikimin e udhëtarëve, ndërsa përgjigjja e tyre ishte si në vazhdim:

“Sa i përket udhëtareve, identifimin e tyre nuk mund ta bëjmë me këto kamera por vetëm mund te lidhim dhe supozojmë qe pronari i makinës po bene kalim kufiri qe nuk dmth qe kështu ndodh gjithherë!”

Siq duket të dy shtetet kanë probleme idnetifikuese në kufij pasi që nuk është akoma sistemi i duhur i digjitalizimit dhe nuk egziston një frymë koordinuese. 

“Gjithashtu, ju informoj qe jemi duke punuar qe te përmirësojmë cilësinë e te dhënave te mbledhura nga këto 2 kamera pasi qe veturat ne këtë pjese nuk ndalen fare dhe nuk ka ndriqim gjate natës dhe kjo po shkakton vështirësi te marrjes se targave por besoj qe do gjejmë zgjidhje dhe do përmirësohet edhe ky proces.”, kishte shkruar në fund zyrtari kosovar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *