Trajneri i Kombëtarës Shqipëtare ka folur rreth së ardhmës së tij në stolin e Kombëtares.
Eduardo Reja do të përballet me dy ndeshje miqësore ndaj Italisë dhe Armenisë,por sipas raportimeve të fundit këto dy ndeshje mund të jenë të fundit për trajnerin Reja në stolin e Kombëtares Shqiptare.
Rreth këtyre spekulimeve Eduardo Reja është shprehur para ndeshjeve miqësore dhe ka pohuar edhe vetë se do të takohet me Presidentin e Federatës për të ardhmën e tij.
“Me presidentin e federatës kam një marrëdhënie të shkëlqyer, jam i qetë. Këto miqësore do të duan disa ditë për të vendosur se çfarë do të bëjmë dhe më pas do ta takohemi për të marrë një vendim përfundimtar”, është shprehur Reja.