Edhe pse të ndarë Blero e ‘uroi’ për ditëlindje: Afrona e ‘injoron’ keq

Afrona Dika festoi ditën e djeshme (9 gusht), 30 vjetorin e lindjes.

Për herë të pas disa vitesh ajo feston si ‘beqare’ pas ndarjes nga këngëtari Blero Muharremi.

Dhe urimi që Afrona Dika ka për veten e saj në ditën e lindjes është, “Gëzuar për fillime të reja”. Kështu ka shkruar vetë ajo në një postim në Instastory.

Duket se me këtë status Afrona po konfirmon ndarjen nga Blero se është gati për një fillim të ri. Megjithatë ajo nuk ka bërë ende një deklaratë të qartë dhe konkrete në lidhje me raportin e saj me këngëtarin.

Ndër të tjera duket se nuk ka munguar ‘urimi’ nga ana e Bleros, i cili nuk mori një të tillë nga ana e Afronës kur festoi ditëlindjen (KLIKO). Këngëtari ka publikuar një foto në Instastory krahas së cilës ka vendosur thjesht një trëndafil.

Dhe pse ende nuk ka një konfirmim nga ana e çiftit, kanë qenë detajet nga më të shumtat të tyre, të cilat tregojnë se ata nuk janë më bashkë.

Së fundmi në një intervistë për T7, këngëtari është ngacmuar në lidhje me këtë çështje, e cila ngjall një kureshtje të madh në publik. Mirëpo as këtë herë nuk morëm një konfirmim apo mohim nga ana e Bleros. Ai thjesht u shpreh se është diçka personale, duke mos komentuar asgjë.

”Nuk mund të them asgjë. Thjesht është shumë personale. Dhe nuk kam koment në atë drejtim. Sepse sa i përket kësaj pjesë çfarë mundem me u shpreh është se nuk kam pasur një të kaluar më parë të mirë, kam njëfarë fobie në këtë drejtim, dhe nuk dua të komentohem,”-është shprehur Muharremi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *