E pabesueshme por e vërtetë – Olta nuk reziston dot, puthë Luizin – VIDEO

Olta dhe Luizi, dy kundërshtarët më të mëdhenj të këtij “Big Brother VIP” kanë krijuar afrimitet e kjo falë lojës së re.

Gjatë këtyre muajve ata kanë pasur debate të shumta dhe të ulëta me njëri-tjetrin. Por edhe disa momente ku duket se kanë gjetur gjuhën e përbashkët duke treguar se kanë një kimi shumë të madhe.

Mirëpo sfida e vëllezërve siamezë i ka detyruar të dy të bëhen të pandashëm edhe pse pa dëshirë. Prej mbrëmjes së djeshme ata qëndrojnë në të njëjtën bluzë dhe bëjnë çdo gjë bashkë. Ata kanë ushqyer njëri-tjetrin, kanë bërë rutinën e mëngjesit e madje kanë pushuar në një krevat.

Kjo pamje e dy banorëve nuk ndodh ta shohim shpesh. Edhe pse janë rivalë, dyshja kanë dhuruar shpesh momente shumë gazmore me batutat e tyre.

Por, nuk mbaron me kaq. Në videon e publikuar në Instagram shihet teksa Olta puthë Luizin në faqe, ndërsa Kiara mbetet e habitur.

Video brenda linkut:
https://www.instagram.com/reel/CptHSYJOIRq/?igshid=YmMyMTA2M2Y=

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *