E frikshme: Vullkani “Merapi” gati të shpërthejë

Një vullkan i quajtur vullkan i “kiametit” në Indonezi mund të jetë gati të shpërthejë plotësisht pasi tymi i nxehtë ka mbuluar zonën lokale.

Vullkani Merapi i Indonezisë shpërtheu të shtunën me ortekë resh dhe llavë të ndezur, duke i detyruar autoritetet të ndalojnë aktivitetet turistike dhe minerare në shpatet e vullkanit më aktiv të vendit.

Merapi lëshoi re hiri të nxehtë dhe një përzierje shkëmbi, llave dhe gazi, raportoi Mirror. 

Shpërthimi gjatë gjithë ditës bllokoi diellin dhe mbuloi disa fshatra me hirin që binte. Nuk raportohet për viktima.

Banorët janë këshilluar të qëndrojnë sa më larg.

Merapi është vullkani më aktiv nga 120 vullkanet e tjera në Indonezi dhe kohët e fundit vazhdimisht ka shpërthyer me llavë dhe re gazi. Shpërthimi i tij i madh i fundit që ndodhi më 2010 vrau 347 persona dhe zhvendosi 20,000 banorë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *