Dua Lipa do të këndojë në Tiranë më 28 Nëntor.
Lajmin e konfirmoi kryebashkiaku Erion Veliaj në Instagram, ku Dua flet shqip dhe thotë se mezi pres të takojë shqiptarët.
Ajo do të mbajë show unik me rastin e Festës së Flamurit dhe 110 vjetorit të Pavarësisë.
Sheshi i Tiranës ju pret për ta dëgjuar nga afër super-yllin e botës.