Këngëtarja shqiptare përfaqëson Belgjikën në Eurovision?!

Artistja shqiptare, Gala Aliaj, vajza e Robert Aliajt është në mesin e shtatë artistëve që konkurrojnë për të përfaqësuar Belgjikën në “Eurovision 2023”

Faqja e Eurovision shkruan  se transmetuesi belg VRT ka dhënë detaje për shtatë konkurrentët, të cilët do të konkurrojnë më 14 janar në Paleis 12.

“Gala Dragot vjen nga një familje artistike. Babai i saj Robert Aliaj Dragot është një nga figurat më të spikatura të botës së showbiz-it shqiptar dhe një artist bashkëkohor. Të dy prindërit e saj e kanë inkurajuar gjithmonë Galën që të frymëzohet nga forma të ndryshme të artit. Është nxënëse në gjimnazin e Arteve, luan piano, pikturon dhe ka pasion filmin. Gala pëlqen të imitojë artistë si Massive Attack, Björk, David Boëie dhe Rosalía. Por ajo ka një dashuri të madhe edhe për kompozitorët klasikë si Ravel, Chopin dhe Rachmaninoff”, sipas Eurovision.

Në fund një juri profesioniste do të vendosë se kush do të përfaqësojë Belgjikën në Eurovizion.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *