Dalin pamjet nga tragjedia në Mal të Zi, i riu vrau familjen dhe pastaj doli në rrugë duke i vrarë kalimtarët

Një 34-vjeçar ka vrarë disa persona në Cetinjë të Malit të Zi pasditen e së premtes, dhe më pas është vrarë nga policia, ka raportuar “Vijesti”.

Siç shkruan ky medium, i dyshuari ka qëlluar me armë ndaj disa personave afër shtëpisë së vet në këtë qytet.

Sipas burimeve jozyrtare të “Vijestit”, gjithçka nisi nga një konflikt në familje.

Nuk ka ende njoftim zyrtar nga autoritetet.

Ndërkaq “Cetinje list” ka shkruar se ka të vrarë edhe fëmijë.

Raportohet se edhe sulmuesi është vrarë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *