Broja, futbollisti shqiptar i Chelsea, mbyll sezonin pas lëndimit

 Futbollisti shqiptar i klubit anglez Chelsea, Armando Broja, do të mungojë në pjesën e mbetur të sezonit pas lëndimit të rëndë, transmeton (AA).

Në njoftimin e bërë nga klubi londinez, sulmuesi 21-vjeçar pësoi lëndim në gjurin e djathtë në ndeshjen përgatitore kundër Aston Villa-s, ku i është këputur ligamenti.

Broja i cili luan edhe për Kombëtaren e Shqipërisë, do të operohet dhe pritet që të mungojë në pjesën e mbetur të sezonit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *