“BOOM” – Dy artistët kosovarë po vijnë me një bashkëpunim

Bashkëpunimet këtë verë siç duket nuk kanë të ndalur.

Kësaj radhe dy këngëtarët shumë të dashur për publikun kanë bashkuar forcat dhe po vijnë me një duet, shkruan gazeta Neutral.

Bëhet fjalë për Ledri Vulën dhe Ardian Bujupin të cilët mbrëmë janë parë mjaftë të afërt me njëri tjetrin, pasi kanë publikuar video nga ditëlindja e Sarës, gruas së Ledrit.

Burime të Indeksonline të afërta me këngëtarin kanë zbuluar se Ardiani gjendet në Tiranë për xhirime të videoklipit të ri.

Të njëjtat burime zbuluan se kësaj radhe po vjen me një super projekt në bashkëpunim me Ledri Vulën dhe hiti pritet të publikohet së shpejti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *