Automjeti shkel këmbësoren në Prishtinë, dërgohet për ndihmë mjekësore

Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë, ku për pasojë një këmbësore ka mbetur e lënduar pasi është shkelur nga një veturë.

Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësorja dhe e njëjta është dërguar për tretman mjekësor.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Rreth orës 15:00  kemi pranuar informatën se në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një këmbësore dhe një automjet. Si pasojë e aksidentit lëndime  trupore ka pësuar këmbësorja dhe e njëjta është dërguar për tretman mjekësor”, tha Ahmeti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *