Arrestohen katër shqiptar, vodhën miliona euro para dhe bizhuteri nga Ronaldo…

Policia e Spanjës ka arrestuar katër shqiptar, një spanjoll dhe një romune.

Ata janë arresutar në qytetin e Denia të Alikantes në Malaga, shkruan Neutral.al.

Personat e arrestuar janë të dyshuar për vjedhjen e një sasie të konsiderueshme bizhuterish dhe parash nga shtëpia në Ibiza e ish-futbollistit të njohur, Ronaldo Fenomeni, i cili tash është president i Real Valladolidit.

Denoncimi për grabitjen është bërë në orët e para të së hënës.

Vlera e bizhuterive dhe parave të vjedhura mund të arrijë në rreth 3 milionë euro./Neutral.al/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *