Ardian Bujupi drejt altarit, kush është vajza që i ka ‘rrëmbyer’ zemrën?

Këngëtari i njohur, Ardian Bujupi, ka nisur një lidhje serioze. ‘Prive’ raporton se artisti është prej disa kohësh në lidhje me një vajzë shqiptare që jeton në diasporë.

Këtë lidhje ai e ka mbajtur të fshehtë dhe shumë larg syrit të publikut. Ai s’ka postuar asgjë rreth kësaj lidhje, që mesa duket i ka sjellë lumturi.

Ardiani është duke menduar për dasmë me vajzën që i ka ‘rrëmbyer’ zemrën. Ne jemi në pritje të më shumë detajeve rreth ditës së veçantë të tyre.

Kujtojmë se Ardiani u përfol për një kohë të gjatë për një lidhje me Jasmin Kadriun, ish-konkurenten e ‘Përputhen’, mirëpo asnjëri prej tyre nuk e konfirmoi apo mohoi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *