Ambasadori gjerman: E paimagjinueshme që NATO të sulmohet në Kosovë

Ditë më parë kryeministri, Albin Kurti kishe deklaruar se ekzistojnë grupe sikurse ato në Banjskë të cilat po përgatiten në Serbi, për ndonjë sulm të ri ndaj Kosovës.

E për këtë çështje, ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde tha se ekzistojnë spekulime të tilla për të cilat tha se presidenti rus, Vladimir Putin mundohet të krijojë problem kudo që mundet.

“Dëgjo, ka shumë spekulime… besoj se Putini mundohet të krijojë probleme kudo që mundet, për të larguar vëmendjen nga vrasjet dhe agresioni vrastar dhe kriminal  në Ukrainë. Por ne kemi reaguar. NATO ka reaguar duke e forcuar sigurinë pa e ndryshuar status quo-në…”, tha ambasadori gjerman.

Por që Rohde e sheh si të paimagjinueshme që NATO të sulmohet në Kosovë, duke theksuar se Gjermania do të dërgojë edhe një grup ushtarësh në Kosovë.

NATO-ja është reaguesja e tretë me radhë, siç kemi mundur ta shohim në Banjskë, Policia e Kosovës është monitoruar nga EULEX-i dhe KFORI dhe KFOR-i ishte në gatishmëri të plotë për të menaxhuar situatën, të cilën e  lavdëruam  publikisht qeverinë e Kosovës dhe policinë për profesionalizimin e tyre gjatë reagimit ndaj këtyre sulmeve terroriste. Edhe ju e përmendët, nuk pati vetëm trupa rezervë, Gjermania do të dërgojë edhe një grup ushtarësh në Kosovë dhe për mua është e paimagjinueshme që NATO të sulmohet në Kosovë. Por siguria duhet të plotësohet edhe me një proces politik aktiv. E përsëris, pasi që jam ambasador në Kosovë, adresa ime kryesore është  qeveria kosovare. Dhe ne tani po avokojmë t’i bindim ata, që ne jemi partnerët tuaj dhe ju lutem keni besim në ne.  Nuk mund ta themi se sa shpesh Gjermania është angazhuar, qoftë në  procesin e liberalizimit të vizave, qoftë në anëtarësimin në Këshillin e Evropës, në propozimin franko-gjerman, apo që këshilltarët specialë të vijnë këtu”, deklaroi Rohde.

“Ne jemi parter i juaji dhe ne duam që ju të bëheni anëtar me të drejta të plota i komunitetit ndërkombëtar, dmth strukturave evropiane , NATO-s, Këshillit të Evropës. Por ju duhet t’i kryeni detyrat tuaja dhe njëra nga to është AKSHS-ja”, shtoi Rohde në Tëvë1.

Ndryshe, përveç paralajmërimeve të kryeministrit Kurti edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca kishte thënë se kanë informacione për grupe të cilat mund ta sulmojnë Kosovën në të ardhmen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *