Aksident i rëndë trafiku në Vushtrri, një person në gjendje të rëndë, dyshohet se…

Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur sot në fshatin Pantinë të Vushtrrisë, ku për pasojë një punëtor i kompanisë për menaxhimin e mbeturinave “Uniteti” ka pësuar lëndime të rënda.

Derisa punëtori ishte duke e kryer punën e tij në zbrazjen e kontejnerëve në Pantinë, është goditur nga një veturë e cila lëvizte me shpejtësi të madhe.

Si pasojë e lëndimeve të marra nga aksidenti, punëtori është dërguar fillimisht për trajtim mjekësor në Spitalin e Vushtrrisë e me pas është transferuar për trajtim në QKUK, raporton Veriu.info.

Rastin për Veriu.info e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Zahiti, i cili ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 14:00, duke treguar se punëtori i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor.

“Aksident trafiku me lëndime, i ndodhur sot rreth orës 14:00, në rrugën lokale në fshatin Pantinë të Vushtrrisë, nga hetimet fillestare bëhet e ditur se një veturë civile me targa vendore ka goditur një këmbësor. Si pasojë e aksidentit lëndime ka pësuar këmbësori i cili është dërguar për tretman mjekësor.
Njësia rajonale e trafikut ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.” – ka thënë Zahiti për Veriu.info.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *