A i shpëtoi kryeministri Kurti izolimit ndërkombëtar, me “dorëzimin” e tij?

A po izolohet nga ndërkombëtarët kryeministri Albin Kurti?

Presidenti i Francës, Emanuel Makron dhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, janë ndodhur të mërkurën, më 31 maj, në të njëjtin kryeqytet dhe në të njëjtën ngjarje. Por, edhe pse ishin kaq afër, presidenti francez, nuk e ka parë të udhës që ta takojë kryeministrin kosovar.

Për më tepër, nga Bratisllava, presidenti Makron ka folur për një takim të mundshëm me presidentin e Serbisë, jo të Albin Kurtit, por të Vjosa Osmanit, e cila deri më tani nuk ka qenë fare e përfshirë në procesin dialogues me Serbinë.

Paralajmërimi i një takimi të tillë mes dy presidetëve, duke e pasur aq afër kryeministrin Kurti, ishte një mesazh i hapur për z. Kurti, se ai po shkon drejt izolimit nga ndërkombëtarët.

Dërgimi në zyret e tyre i katër kryetarëve të komunave veriore me njësi speciale, ka ngjallur reagimin e ashpër të Shteteve të Bashkuara të Amerikes dhe të vendeve evropiane, përfshirë Francën, Gjermaninë dhe Britaninë.

ShBA-të, të cilat njoftuan se aksioni i urdhëruar nga Kurti ka zënë në befasi, kanë qenë të zëshme dhe menjëherë kanë praktikuar sanksione për Republikën e Kosovës.

Përveç sanksioneve, ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, ka lëshuar një paralajmërim të rëndë për marrëdhëniet bilaterale.

“Do të çuditesha nëse në këtë situatë, zyrtarët e Kosovës do të kishin ndonjë vizitë bilaterale të nivelit të lartë me ndonjë zyrtarë amerikanë, apo anasjelltas”, ka thënë Hovenier.

Deklarata e ambasadorit amerikan ishte në të njëjtën ditë kur Makron po lobonte për një takim pa kryeministrin Kurti, por vetëm mes dy presidentëve, Osmani dhe Vuçiq.

Ky takim i synuar për të shtensionuar situatën në katër komunat veriore të Republikës së Kosovës, ka sjellur një dakordim të presidentes Osmani për çështje tërësisht të brendshme të shtetit të Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *