Elai publikon këngën e re “California”

Rap-artisti i njohur shqiptar, Elai, ka sjell një tjetër projekt të ri muzikor.

“California” mban titullin kënga e re, të cilën e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.

Teksti, miksimi, ‘beat’-i, masterizimi dhe producimi i këtij projekti është bërë nga vet këngëtari.

Ndonëse i ri në skenë, anëtari i grupit “OTR” pëlqehet mjaft shumë nga publiku dhe për një kohë të shkurtër ka mbledhur fansa të shumtë.

I njëjti shquhet për hitet si: “Joti”, “Unë me ty”, “Lale”, “Nokia”, “Krenari” etj.Elai me prejardhje është nga Mitrovica, por jeton dhe vepron prej vitesh në Suedi.

Karrierën muzikore e ka nisur që në moshë të re, gjersa këngën e parë profesionale “Money” e solli në 2019.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *