Tema kryesore e ditës po vazhdon të jetë raporti Loredana – Mozzik, një histori që u ringjall nga kënga “Të dua” e reperit ku shprehet se nëse e tregon arsyen e ndarjes nga nëna e vajzës së tij është shumë e rëndë.
E që nga ndarja e deri më sot është përfolur se arsyeja ka qenë tradhëtia që Loredana i ka bërë Mozzikut, por duket se kjo nuk ka ndodhur.
E pyetur nga fansat në Instagram nëse e ka tradhëtuar ishin, Loredana është shprehur shkurt por duke dhënë përgjigje “Jo”, e po ashtu ka treguar se “Mozzik mund ta takojë dhe ta marrë Hanën sa herë ka dëshirë! S’ka qenë kurrë ndryshe. Duhet ta pyesësh si është puna”.
Por cila mund të jetë kjo arsye kaq e rëndë e ndarjes, duket se për momentin nuk do të kemi sërish përgjigje./Neutral