Çfarë zbuluam nga kënga e re Mozzik: Nga shëndeti i babait të reperit, detajet e ndarjes e deri te mos takimi i vajzës!

Kënga e re e Mozzik sot ishte tema kryesore e shoubizit shqiptar në pothuajse çdo portal e kjo për faktin se reperi liston disa gjëra që nuk i kishim ditur më herët.

E para është vajza Hana sepse e gjithë kënga i dedikohet asaj e madje edhe “frikës” së reperit që ajo do të kap për dore dikë tjetër dhe jo babain e saj.

Po ashtu, në rreshtat e tekstit kuptohet që Mozzik nuk e sheh tetë muaj vajzën e tij.

Gramozi ka shtuar po ashtu se hallet e tij e kanë bërë babain e artistit me stenda e teksa ka folur edhe për lotët e nënës së tij, pasiqë kontakti pothuajse i vetëm me mbesën është përmes ‘Skype-t’.

Ndërsa, sot gjatë gjithë ditës u lakua shumë emri i Loredanës, sepse Mozzik në këngën “Të dua” shprehet “Hanë, e di edhe pak, ki me m’pyet pse me mamin na u ndamë, ka me kon ma mirë unë sen mos me thanë se po t’kallxova është tepër e ran’”

Rradhitja e këtyre gjërave por dhe interpretimi plot emocion ka drithëruar sot të gjithë dëgjuesit e saj e teksa si projekt ka marrë duartrokitjen e shumë personazheve publike/Neutral

Leave a Reply

Your email address will not be published.