A e ka përdorur Bora-Donaldin? Olsa Muhameti zbulon të vërtetën

Autorja Olsa Muhameti shuan qdo dyshim rreth lidhjes së shumëpërfolur të moderatores Bora Zemani dhe aktorit Donald Veshaj.

Olsa ishte e ftuar në një emision ‘Wake Up’ ku tregoi se Bora është shumë e kujdesshme se kurrsesi nuk e ka përdorur këtë histori për famë apo për vëmendje.

“Është shumë e kujdesshme, shumë e kuruar, ndosha të tjerë do e kishin përdorur më shumë. Ajo nuk ka as shumë reklama. Kur përflitet të ty, duhet të flasësh, Bora këtë as nuk e ka bërë”, tha Olsa.

Gazetarja Jonida Alickolli e ngacmoi Olsën duke i thënë se e gjithë situate ishte në favor të tyre sepse njerëzit flasin shumë për ta dhe kjo përkthehet në të ardhura.

“E gjithë situata është në favor të tyre se edhe pse njerëzit po flasin,a ta nuk e kanë konfirmuar lidhjen e tyre. Unë jam pro të bërit marketing, edhe nëse je çift. Ku ka më mirë se të bësh projekte me partnerin tënd, por jo të gjithë e bëjnë këtë gjë”, tha gazetarja.

Bora ende nuk ka konfirmuar apo dhënë ndonjë shenjë për një rikthim me Donald Veshajn.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *