Deputetja e Partisë Demokratike e Kosovës, Ganimete Musliu, e ka sfiduar veten në një profesion ndryshe sesa që e mban.
Ligjvënësja opozitare, teksa ishte e ftuar në një emision në Kanal 10, ka kënduar një pjesë të këngës së këngëtares së njohur, Leonora Jakupi.
Musliu e këndoi këngën “mos e prek ushtarin tim”, të Jakupit, videon e së cilës mund ta gjeni më poshtë.
Madje, për këtë ajo tha se një muzikë e tillë është shumë aktuale pasi sipas saj, Ushtria Çlirimtare e Kosovës po mbahet padrejtësisht në Hagë, raporton Paparaci.
Në anën tjetër motra e Ganimetes, Fatmirja i tha duke qeshur se nëse nuk këndon ma mirë se kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, më mirë mos të këndojë fare.
Videon mund t’a shikoni në linkun më poshtë :