18-vjeçari Anri Kashiku, u mbyt sot në plazhin e Durrësit, pasi hyri të shpëtonte vëllain e tij të mitur dhe shokun e tij.
Ai u shpëtoi jetën dy të miturve, por vetë nuk ia doli dot.
Trupi i 18-vjeçarit u gjet pak orë më vonë.
Njoftimi i policisë:
“Në vijim të informacionit paraprak për shtetasin A. K., rreth 18 vjeç, që dyshohet se u fut në det, për të shpëtuar dy fëmijë të mitur, ju bëjmë me dije se: Shërbimet e Policisë Kufitare kanë gjetur dhe kanë nxjerrë nga uji, trupin e pajetë të shtetasit A. K”.