Sara reagon për videot e Ledrit dhe Dafinës që po qarkullojnë në TikTok: Kushdo që e ka bërë…

Reperi Ledri Vula është prej vitesh i përfolur në media, për punën e tij dhe për jetën personale.

Ai tash e një kohë është në një lidhje me partneren e tij Sara Hoxhën, disa fansa vazhdojnë të kujtojnë një nga historitë e tij të mëparshme të dashurisë, atë me këngëtaren Dafina Zeqiri, shkruan Insajderi.

Në rrjetin social, TikTok po qarkullojnë shumë video, ku fansat krijojnë pamje të Ledri Vulës me ish të dashurën e tij, këngëtaren Dafina Zeqiri.

Lidhja e tyre përfundoi vite më parë, por fansat e tyre vazhdojnë të rikujtojnë në TikTok momentet e tyre, madje ata lidhin edhe disa nga tekstet e këngëve me historinë e tyre.

Së fundmi në rrjetin social po qarkullojnë disa krijime të fansave me këngën e re të Dafinës.

Por si ndihet Sara Hoxha kur shikon këto video të saj me partnerin dhe ish të dashurën e tij?

Ajo ka treguar edhe herë të tjera që nuk bëhet xheloze për partnerin e saj, i cili është shumë i njohur dhe i pëlqyer nga fanset, megjithatë kësaj here ajo ka vendosur të japë një përgjigje më ndryshe.

Në një bisedë me ndjekësit e saj në Instagram dikush e pyet: “Çfarë mendon për ato editimet që janë bërë në TikTok me këngën e re të Dafinës me ty dhe Ledrin?”

“Super ide marketingu kushdo që e ka bërë i lumtë”- shkruan fillimisht Sara duke shtuar: “I mean it (E kam seriozisht)”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *