Ky ministër i Kurtit blen afro 50 mijë euro perde me para të shtetit

Ministria e Punëve të Brendshme, në krye me Xhelal Sveçlën, ka ndarë mbi 42 mijë euro për blerjen dhe montimin e perdeve, raporton Express.

Në njoftimin për nënshkrim të kontratës që është publikuar në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurorimit Publik, bëhet me dije se këto perde do të montohen në objektet e kësaj ministrie.

Për këtë tender ishin planifikuar të shpenzoheshin 60 mijë euro, por që në fund kontrata është nënshkruar për 42 mijë e 728 euro.

Tenderin e ka fituar Ndërmarrja Tregtare Grafike “Blendi O.P”.

Kontrata është nënshkruar më 8 korrik 2022 dhe kohëzgjatja e saj është 36 muaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *