Boksieri Robin Krasniqi, ka treguar se i ka thyer brinjët kundërshtarit Timur Nikarghoev, dy javë më parë, pas rikthimit të tij pas një viti e gjysmë.
Kështu tha Krasniqi i ftuar në “Sports Show” në Klan Kosova, ku shtoi se ajo mbrëmje ishte diçka e papërshkrueshme për të.
“Ishte një mbrëmje e mirë, shqiptarët kanë ardhur nga të gjitha vendet, ka qenë diçka e papërshkrueshme, kemi përjetuar emocione të madhe, shpresoj ta përsërisim sërish”, ka thënë Krasniqi.
Dueli ka shkuar sipas planit, kundërshtari ka qenë i fortë, ai u mundua që ta bëjë veten, u mundua të tregojë agresivitet, ka dashur ta merr suksesin tim, kam pritur që do të startojë fuqishëm, plani im ka qenë t’ia heqë energjinë dhe tani deri sa të rrëzohet të mos ndalet. Pas ndeshjes stafi im ka komunikuar me stafin e tij, kanë treguar se ka pasë thyerje të brinjëve për atë s’ka mundur të vazhdojë, kur ki dhimbje të brinjë, s’mundesh me vazhdu, stafi i tij ka marrë vendim që të mos vazhdojë që të mos rrezikojë”, u shpreh ai.