Kimete Berisha eskalon me ofendine ndaj Kurtit: Laperi i dreqit, për kë punon?

Publicistja Kimete Berisha e ka quajtur kryeministrin, Albin Kurtin ‘laper i dreqit’, pasi që ky i fundit e ka përkujtuar kryeministrin e vrarë serb Zoran Gjingjiq në 20-vjetorin e vrasjes së tij.

Berisha përmes një postimi në Facebook ka thënë Kurti e ka vajtuar njeriun që i pari ka kërkuar kthimin e ushtrisë dhe policisë serbe në Kosovë.

Ajo tutje e ka quajtur Kurtin edhe “kokëshkret” duke pyetur se për kë punon.

Postimi i plotë:

Laperi i dreqit!

Në emrin e viktimave shqiptare e vajtoi vrasësit e shqiptarëve – Ivanoviçin.

Në emrin e Kosovës sot e vajtoi kundërshtarin e çlirimit të Kosovës, mohuesin e lirisë së shqiptarëve, shokun e kriminelit Arkan – Gjingjiqin!

E vajtoj njeriun që i pari pas luftës kërkoi kthimin e ushtrisë e policisë serbe në Kosovë.

P.S. Për kë punon kokëshkreti?

Është çmendur apo është i shantazuar!

(Vajtoje o Lap, e kurrë mos e ndal vajtimin, në emrin e familjes tënde e jo në emrin e popullit të Kosovës)!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *