Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, sot u shpreh se për dy vjet qeverisje dëshmuan një qeveri që nuk nënshtrohet dhe lufton sovranitetin e vet si dhe është qeveri që lufton krimin dhe korrupsionin.
Në fjalimin e saj para deputetëve në Kuvend, ajo po ashtu vlerësoi se në këto dy vjet të qeverisjes së Lëvizjes Vetëvendosje dëshmuan se janë qeveri që ndihmojnë qytetarët.
“Sot dy vite pas në gjysmë mandati e kuptojmë se kemi ende shumë punë por se nuk kemi lëvizur nga drejtimi mbarë që na e besuan qytetarët, dy vite qeverisje dëshmuan një qeveri që lufton krimin dhe korrupsionin, një qeveri që ndihmon qytetarin dhe kthen besimin në shtet dhe institucione, një qeveri që punon për zhvillim dhe sjell presperitet për drejtësi dhe qytetarët.