Një studim i botuar në revistën BMJ zbuloi se çdo vit, shumë të rinj diagnostikohen me diabet të tipit 2. Ka pasur rreth 56 përqind rritje të diabetit te njerëzit midis moshës 15 dhe 39 vjeç. Disa faktorë janë vërejtur si faktorë kontribuues në këtë çështje shëndetësore tek njerëzit.
Ndër to, indeksi i masës trupore të njerëzve është vënë re si një nga arsyet kryesore së bashku me ndotjen e ajrit. Rezultatet e studimit na tërheqin vëmendjen për situatën alarmante e cila po shton rastet e diabetit tek të rinjtë.
Për gati dy dekada, ekspertët kanë vënë re rritje të konsiderueshme të numrit të diabetikëve në mesin e popullatës së re dhe disa nga faktorët shkaktarë të diabetit tek të rinjtë janë:
-Gjenetika
-Mungesa e aktivitetit fizik
Rritja e stresit mendor
-Ndotja
-Indeksi i masës trupore
Përveç kësaj, faktorët që lidhen me stilin e jetës si konsumimi i një diete me kalori të lartë, stresi i tepërt ose lëvizja minimale fizike janë gjithashtu faktorë kryesorë që mund të shkaktojnë diabetin tek të rinjtë, si për burrat ashtu edhe për gratë. Simptomat e hershme të diabetit tek të rriturit e rinj mund të jenë të ndryshme.
Ekspertët thonë se simptomat e hershme të diabetit tek të rinjtë përfshijnë, humbje të papritur të peshës, urinim i shpeshtë, uri e shtuar, infeksion gjenital, dobësi, lodhje.
Mirëpo, një nga simptomat tjera të hershme te meshkujt është mosfunksionimi erektil.
Simptomat e zakonshme të diabetit ndaj të cilave duhet pasur kujdes janë: urinimi i shpeshtë, ndjenja e etjes, humbja e peshës pa u përpjekur, oreksi i pakontrolluar, shikimi i turbullt, mpirja ose ndjesi shpimi gjilpërash në këmbë, ndjenja e lodhjes dhe tharja e lëkurës.
Diabeti gjithashtu rrit rrezikun e sëmundjeve të tjera, si sëmundje të zemrës, goditje në tru dhe probleme me veshkat. Diabeti mund të çojë në dëmtim nervor, humbje të shikimit, humbje të dëgjimit, lëvizshmëri dhe gjithashtu shëndet të keq të dhëmbëve. Gjithashtu mund të ndikojë në shëndetin mendor të individëve. Ata me diabet kanë dy deri në tre herë më shumë rrezik për sulme në zemër dhe goditje në tru.