Ardian Bujupi është njëri ndër artistët më të komentuar shqiptar.
Ai prej kohësh përflitej për një lidhje të mundshme me Sabrine Khan edhe pse ata kanë mohuar se nuk ka asgjë mes tyre, prapë nuk dihet pasi ata janë parë duke kaluar shumë kohë pranë njëri-tjetrit.
Mirëpo, ndërsa sikur thashethemet rreth tyre duket sikur mbetën në hije, në skenë doli Jasmin Kadriu, e cila u bë e njohur nga emisioni “Përputhen” dhe Jasmina u bë kryefjalë e mediave rozë për një lidhje me Adrianin pasi mori pjesë në një prej klipeve që ka realizuar së fundmi.
Spekulimet lindën pasi dyshja shiheshin shumë të afërt me njëri-tjetrin, për më tepër, Ardiani mori pjesë në ditëlindjen e Sara Hoxhës, partneres së Ledri Vulës, bashkë me Jasminën madje, ky veprim bëri më shumë bujë pasi është marrë si një konfirmim nga ana e dyshes se janë bashkë.
Megjithatë, vlen të theksojmë se dyshja kanë mohuar se janë bashkë.
Por, pavarësisht asaj që thuhet, duket se Sabrina dhe Jasmin kanë një raport shumë të mirë, balerina ka publikuar një video në TikTok ku Jasmin i ka komentuar: “Boss babe.” ndërkohë, Sabrine i ka kthyer: “Të dyja ne”.