Ish-Miss Jugosllavia, një nga femrat më të pasura serbe është e martuar me Sheikh Saeed Bin Drai qe 13 vite.
Jelena Bin Drai dhe burri i saj sheiku arab Saeed Bin Drai kanë katër fëmijë.
Në një intervistë, ish-missi zbuloi detajet e një dasme sekrete që ndezi publikun kur u bë publike. E gjithë dashuria e tyre shënohej nga një numër.
“Ne u martuam më 4 prill në orën katër pasdite. Ne jemi në lidhje për katër vjet, numri i fanellës së Saeed kur luan polo është 4, dhe ne kemi katër fëmijë”, tha ajo në një intervistë për Hello.
Për shkak të interesit të madh të publikut, martesa u bë në fshehtësi të madhe në fund të dhjetorit 2007 në shtëpinë e babait të Saeed në prani të familjarëve më të afërt.
Një ceremoni martesore për 300 të ftuar, të ardhur nga e gjithë bota, u organizua në muajin prill. Ata respektonin zakone të shumta, si arabe ashtu edhe serbe.
Dasma u festua për tre ditë, dhe të sapomartuarit gjithashtu i qërasën të ftuarit me një udhëtim në shkretëtirë.
Edhe pse jeta e saj sot tingëllon si një përrallë moderne, fillimet nuk ishin as aq magjepsëse. Jelena ka shpjeguar se jeton mes haremit dhe burri i saj ka 147 gra…