Një grua dërgohet në gjendje të rëndë në QKUK, tentoi të bëjë vetëvrasje duke konsumuar …

Në orët e para të mëngjesit të sotëm ka ndodhur një ngjarje e rëndë në Berivojcë të Kamenincës, ku një grua e moshës 65-vjeçar ka tentuar të bëjë vetëvrasje, në orët e mëngjesit.

65- vjeçarja deshi të bëjë vetëvrasje, duke konsumuar sasi të madhe të domestosit, me ç’rast gjendja e saj shëndetësore është përkeqësuar dhe është dërguar me urgjencë në Spitalin e Gjilanit.

Por për shkak të gjendjes së rëndë, ajo tashmë është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po e vazhdon trajtimin mjekësor.  

Burime nga Emergjenca kanë thënë për Sinjalin se viktima dyshohet se e ka pirë një shishe domestos.

Prokuroria është vënë në dijeni për rastin dhe ka nisur hetimet për veprën penale “tentim vetëvrasje”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *