Raste të tilla sa vjen e po shtohen në Kosovë, e kjo është shqetësuese për femrat kosovare.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Pejë ku është dhunuar një vajzë.
Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person në Pejë pasi që dyshohet se ka dhunuar seksualisht një vajzë.
Sipas policisë rast ka ndodhur dje rreth orës 02:00.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka dhunuar seksualisht viktimën femër kosovare. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njoftoj policia.